Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim! Kush ishte "porositësi"

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020 në Burrel.

SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është arrestuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri. Burime për mediat bëjnë me dije se Aurel Hoxha pronar i lokalit "Monopol" në zonën e "Myslym Shyrit", dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit.

Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha nga kushëriri i Lleshit, në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. 

Përpos Hoxhës në kërkim janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Operacionalja ka ushtruar gjithashtu kontrolle në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.

Zhdukja e Klevis Lleshit

I riu u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.

Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur

Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.

 

Të fundit