Flash News

E-TJERA

SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, marrin tenderat e firmosur nga Armando Subashi

SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, marrin tenderat e firmosur nga

SPAK ka zbarkuar sot në Bashkinë e Fierit dhe ka marrë dozjet e tenderave të firmosur nga kryebashkiaku Armando Subashi, sipas "Neës bomb". Deri tani nuk ka detaje nëse ka persona të shoqëruar apo të ndaluar.

Kjo lëvzije e SPAK-ut vjen pas thirrjes së deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçit. Ky i fundit i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike.

Ai u shpreh se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, duke theksuar se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës kanë legalizuar subjekete biznesi që fitojnë tendera publikë.

Një ditë më parë Koçi u thirr nga Prokuroria e Posaçme lidhur me deklaratat e tij në Facebook dhe mesa duket kanë nisur hetimet për të verifikuar denoncimin e deputetit.

Të fundit