Flash News

E-TJERA

Spartak Braho: Filozofia e Metës është puçizmi / I përgjigjet Presidenca: As sorrë s'e meriton të quhesh

Spartak Braho: Filozofia e Metës është puçizmi / I

Kandidati i PS-së për Tiranën, Spartak Braho ka sulmuar ditën e sotme presidentin Ilir Meta teksa ndodhej për fushatë elektorale në Skrapar, së bashku me kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij, Braho e cilësoi kreun e shtetit si të çmendur, teksa shtoi më tej se filozofia e tij është puçizmi.

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij dhe në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një pretekst për grusht shteti. Donte të ishte në krye, por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi. Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë,” tha Braho.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe një reagim nga Presidenca. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i drejton Spartak Brahos pyetjen se a nuk i vjen turp që sulmon presidentin për llogari të Edi Ramës. Më tej, Blushi shkruan se deputeti socialist nuk meriton të quhet as sorrë.

"O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve?
Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!" shkruan Blushi.

Të fundit