Flash News

E-TJERA

Specialja anulon të gjitha seancat për sivjet për rastin e krerëve të UÇK

Specialja anulon të gjitha seancat për sivjet për rastin e

Pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith ka vendosur t'i anulojë të gjitha seancat e parashikuara për sivjet në rastin më të madh të Gjykatës Speciale.

Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit.Kjo përfshin shqyrtimet gjyqësore të planifikuara për të martën dhe të mërkurën.

Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Të fundit