Flash News

E-TJERA

Të moshuarit pa akses online, shërbimet do t'i marrin përmes call center-it

Të moshuarit pa akses online, shërbimet do t'i marrin përmes

Qeveria vendosi që prej 1 Majit të hiqen sportelet, përfshirë këtu edhe zyrat e gjendjes civile, dhe të gjitha shërbimet të merren online për të gjithë qytetarët.

Afro 390 zyra të gjendjes civile që janë tani do të shkrihen në 150 të tilla, dhe 8 shërbimet e ofruara nga to do të jepen online.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e pyetur se si do të veprohet me ata qytetarët që nuk kanë akses në platforma digjitale , e sidomos me të moshuarit, tha se në vend të sporteleve do t;iu vihen në dispozicion call center-a.

“Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha e tretë, por edhe kategori të tjera që nuk janë të njohura me shërbimet dixhitale mund të kenë problematike ta ngjashme. Çdo institucion do të ketë në dispozicion call center-a edhe bashkëqeverisja do angazhohet në këtë shërbim me qëllim që të japim shërbimin dhe të mos ketë probleme në marrjen e shërbimeve. Do të jemi në gatishmëri të plota për të ofruar shërbimet e kërkuara”, tha Ibrahimaj.

Të fundit