Flash News

E-TJERA

Statistikat e Ramës për turizmin, Fuga: Po 1 milion shqiptarë që na kanë lënë shëndenë?

Statistikat e Ramës për turizmin, Fuga: Po 1 milion shqiptarë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas “boom-it” të statistikave që kryeministri Edi Rama nxjerr në faqen e tij në Facebook për turizmin.

Fuga shkruan se statistikat janë shkencë dhe jo propagandë ndaj duhet të kihet kujdes. Ai bën një paralelizëm duke i rikujtuar kryeministrit shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria në vitet e fundit,

Akademiku thekson se Shqipërinë e tij e do të rrënjosur në tokë dhe jo “të fluturojë në ajër”.

Postimi:

Unë e dua Shqipërinë të rrënjoset në tokë, jo të fluturojë në ajër!

Na e sollën në majë të hundës patetizmat statistikore!

Kujdes me statistikat, se janë shkencë, jo propagandë!

E kuptoj se janë rritur fluturimet dhe udhëtarët në Rinas, vu paratë për kompanitë ajrore të huaja, por kujdes, nuk është ndonjë superioritet mbi vendet e tjera, ka anën e vet të bardhë dhe të zezë!

A janë një milion shqiptarë që na kanë lënë shëndenë, duke ikur? Ja ta zemë se janë nja pesëqind mijë që banojnë në vende që kapen me avionë.

Shumëzoje secilin me dy ose tre sepse kanë krijuar familje, kanë fëmijë, vijnë nga dy edhe tre herë madje, shtoji edhe po aq që u shkojnë nga Shqipëria për vizitë,

ja i bëre sa hap e mbyll sytë nja tre milion udhëtarë që vijnë dhe ikin, ikin dhe vijnë!

Në nje farë mënyre në këtë kuptim Shqipëria është në ajër! Fluturon vajtje - ardhje!

Vendet e tjera nuk kanë pasur këtë shkallë emigrimi si ne në këto dekada. Nuk janë boshatisur si ne.

Unë e preferoj një shqiptar me këmbë në tokë, se një shqiptar me këmbë përpjetë në ajër!

Unë e dua Shqipërinë të rrënjoset në tokë, jo të fluturojë në ajër!

Edhe statistikat kujdes, me këmbë në tokë, patetizmi shkrihet në ujë nga shkenca!

Se kështu mund të krenohemi edhe nëse shtohen udhëtimet e autoambulancave në qytet pas ndonjë aksidenti të madh që larg qoftë, mos të ndodhi !

Por kush ta bëjë shkencën?

Kërkimi shkencor me përjashtime merret me flokët e qoses!

Të fundit