Flash News

E-TJERA

Nën hetim në Itali, Stefano Boeri projekton edhe parkun arkeologjik në Durrës

Nën hetim në Itali, Stefano Boeri projekton edhe parkun arkeologjik

Stefano Boeri Architetti dhe SON Architects shpallen fitues të tenderit të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për konservimin, prezantimin, përmirësimin dhe planifikimin e Gërmimeve Arkeologjike të Amfiteatrit Romak, Bizantin në qendrën historike të Durrësit, shkruan archdaily.com.

Fituesit do të jenë përgjegjës edhe për projektimin e një sërë shtigjeve urbane me synimin për të rilidhur atraksionet kryesore historike me bregdetin dhe portin e qytetit.

Amfiteatri, që daton nga fillimi i shekullit të 2-të, është një dëshmi e historisë së gjatë të qytetit. Pavarësisht se është në një gjendje të neglizhuar, kryesisht për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe përpjekjeve të ngadalta të konservimit, ky vend tërheq rreth 20,000 vizitorë në vit. Kjo thekson rolin qendror që luan në identitetin dhe jetën shoqërore të qytetit.

Në përmbledhje janë përfshirë edhe dy pasuri të tjera të rëndësishme kulturore për qytetin e Durrësit. Banjat Romake, një monument kulture i listuar, që mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë me më shumë struktura që presin të gërmohen dhe vendi arkeologjik i Forumit Bizantin që mbulon rreth 2530 metra katrorë dhe përmban mbetjet e një portiku të rrumbullakët me një podium në qendër i cili mbetet pjesërisht nën nivelin e rrugëve përreth.

Të dy zonat aktualisht janë të ndara nga njëra-tjetra nga një rrip i ngushtë i pagërmuar dhe janë të mbyllura për publikun.

Stefano Boeri Architetti dhe SON Architects do të punojnë ngushtë me agjencitë qeveritare përgjegjëse dhe me grupe specifike interesi nga sektori publik kombëtar dhe rajonal, OJQ-të, sektorët akademikë dhe privatë, universitetet përkatëse. Projekti do të financohet dhe menaxhohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Boeri është arkitekti që u zgjodh nga kryeministri Edi Rama edhe për hartimin e masterplanit “Tirana 2030”, por rezulton se është vënë nën hetim nga autoritetet italiane për procedurën që çoi në konfiskimin e qendrës shumëfunksionale të Norcias në Itali, pasi Boeri është përfshirë si drejtor i punimeve, shkruan Ansa.it.

Bashkë me arkitektin, nën hetim është edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Norcias, Nikola Alemanno.Akuza ndaj tyre lidhet me shkeljen e rregullave për ndërtimin e qëndrës, pa u miratuar më parë leja e ndërtimit, pasi ata kishin kërkuar të ndërtohej në një zonë të mbrojtur.

Të fundit