Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ Gazetarja e BIRN: Ilir Beqja duhej të ishte i proceduar penalisht

Sterilizimi/ Gazetarja e BIRN: Ilir Beqja duhej të ishte i proceduar

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka folur për hetimet mbi dosjen e sterilizimit që çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shënde4tësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

E ftuar në “Open’, Bogdani tha se Ilir Beqja duhet të ishte nën procedim penal. Sipas saj, hetime janë të paplota pasi nuk është ndërmarrë asnjë hap për të zgjidhur konfliktin e interesit mes tij dhe dy të arrestuarve, me të cilët kishte miqësi.

“Sterilizimi është dosja që është mbajtur më gjatë në SPAK. Kësaj dosje i mungon hetimi pasuror dhe është prekur shumë pak ndjekja e parave të sterilizimit. Kreu i komisionit të dhënies së koncesionit, Rrjepaj ishte shok klase i vjetër me Ilir Rrapajn që përfitoi koncesionin. Ky ishte konflikt i pastër interesi.

Kompania është favorizuar edhe gjatë procedurave të negociatave duke zhytur në borxhe spitalet për faturat e energjisë. Hetimet janë të paplota. Nga të dhënat e dosjes Beqja duhet të ishte nën procedim penal. Nuk ka marrë asnjë veprim për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrapajt dhe Rrjepajt. Ai ka qenë në dijeni të qartë që këta persona kishin lidhje miqësore të vjetër”, u shpreh ajo.

Të fundit