Flash News

E-TJERA

“Sterilizimi” përplas ish-kryeprokuroren Imeraj me Ndrecën

“Sterilizimi” përplas ish-kryeprokuroren Imeraj me Ndrecën

Dosja e sterilizimit ka shkaktuar një debat të ashpër mes ish-kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe juristit Plarent Ndreca.

I ftuar në A2 CNN, Ndreca tha se ka një “imperfeksion në punë” duke shtruar pyetjen nëse është kryer ose jo një vepër penale. Imeraj ka kundërshtuar duke thënë se as SPAK dhe as Gjykatat nuk mund të bien në hendekun e padijenisë.

Debati:

Plarent Ndreca: A mundet të hetohet penalisht inperfeksioni në punë, të gjithë përpiqen që të bëjë më të mirën në punë, sigurisht që çdo punë, do ketë një inperfeksion, e them këtë sepse te ky diskutimi, a duhet të ishte bërë në këtë mënyrë apo jo, por a është kjo pjesë e një hetimi penal, unë them jo. Korrupsion nuk shohim gjëkundi, nuk ka asnjë të dyshuar për vepër penale. Janë vendimmarrje të ekzekutivit, që në raport me pushtete e tjera ka diskrecion shumë të lartë, në ndryshim nga pushtetit gjyqësor. Nëse në imperfeksionin në punë, ka element kriminal, kur paligjshmërinë e veprimit e ka konstatuar organi në kushtetutë ka vepër penale.

Elisabeta Imeraj: Çdo lloj procedure ka mënyrën e fillimit ose përfundimit, nëse një procedurë me vendimmarrje të gabuar sjell pasoja të dëmshme në kurriz të interesave të publik, atëherë është vepër penale, nuk besoj që SPAK dhe as Gjykatat të bien në hendekun e padijenisë së ndarjes së veprimtarisë administrative nga faktet që dyshohen si vepra penale

Plarent Ndeca: Edhe veprimet e prokurorit dhe gjyqtarit krijojnë pasoja, ndërkohë nëse gjykata e shkallës së parë rrëzohet nga një gjykatë më larg, a duhet çuar në burg gjyqtari?

Elisabeta Imeraj: Ka një dyshim në prova. Paralelizmi vlen për efekte teorike.

Të fundit