Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve/ Edhe Yuri Kim veçon "besën" e shqiptarëve: Jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë

Strehimi i afganëve/ Edhe Yuri Kim veçon "besën" e

Në vijim të reagimeve të shumta që kanë përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të strehuar afganët që janë në rrezik për jetën nga talibanët në Afganistan, ka folur edhe Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar tweet-in e Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez dhe po ashtu edhe Kim ka veçuar "besën" e shqiptarëve si një prej virtyteve që ky popull e tregon gjithmonë kur është e nevojshme.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë mike dhe aleate.

Postimi i plotë i Yuri Kim në Twitter:

kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.

Të fundit