Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve në konvikte, Unioni i Këshillave Studentorë: Nuk tregohet mikpritje duke dëbuar studentët

Strehimi i afganëve në konvikte, Unioni i Këshillave

Ardhja e afganëve në Shqipëri ka detyruar studentët e konvikteve në Qytetin Studenti, të braktisin godinat dhe të shpërngulen diku tjetër, për t’u liruar dhomat qytetarëve afganë që pritet të mbërrijnë sot.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë, ka reaguar edhe Unioni i Këshillave Studentor përmes një deklarate në Facebook. Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga bashkia e Tiranës dhe ministria e Arsimit, të informojë me transparencë studentët për planin që do të ndërmerret për të menaxhuar situatën.

“Nuk mund të tregojmë mikpritjen duke dëbuar studentët nga banesat e tyre.
UNIONI I KËSHILLAVE STUDENTORË kërkon nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, që sa më parë, të vendosë në dijeni të gjithë studentët për situatën dhe të bëjë transparent planin apo mënyrën me të cilën do të menaxhohet situata afatgjatë në konviktet e “Qytet Studentit”. Ky terr informativ është i qëllimshëm e i papranueshëm dhe kërkojmë që zgjidhja të mundësohet sa më parë, sepse kjo shërben vetëm për agravimin e situatës dhe përkeqësimin e jetës studentore”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Strehimi i afganëve në konvikte, Unioni i Këshillave
Deklarata e Unionit

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë sot në aeroportin e Rinasit. Një pjesë e tyre do të strehohen në godinat e konvikteve në Qytetin Studenti, ndërsa të tjerët do të akomodohen në disa hotele në qytetin e Durrësit.

Të fundit