Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Arqipeshkvi i Shkodrës: T’i pranojmë pa interes!

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Arqipeshkvi i

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra ka komentuar vendimin për ardhjen në Shqipëri të refugjatëve afganë. Në një intervistë për ‘News 24, Massafra kërkon që ata t’i pranojmë pa interes duke shikuar të mirën e vendit, por edhe të tjerëve.

“Mendoj se i kemi kapacitetet për t’i mirëpritur. Shpesh herë shqiptarët i shfrytëzojnë emigrantët. Sa herë që Shqipëria ka pranuar emigrantë, kemi parë makina me shqiptarë që kishin brenda emigrantë duke shfrytëzuar për t’i përcjellë jashtë Shqipërisë, ky është një rrezik që kemi, nuk është e drejtë. Ose duhet t’i pranojmë si duhet dhe duhet të jemi vërtetë mikpritës. Shpesh herë mikpritja është vetëm si fjalë, por mikpresim me interes, duhet të mikpresim pa interes duke shikuar të mirën e vendit tonë, por edhe të tjerëve”, shprehet Massafra.

Arqipeshkvi thotë se afganët duhet të integrohen me jetën këtu dhe të mos krijojnë problem ose në të kundërt të shkojnë në vende të tjera ku dëshirojnë. 

Mendoj se ne jemi gjithmonë të hapur, varet se përse vijnë dhe sa kohë do të qëndrojnë këtu. Si shqiptarët që në të kaluarën kanë gjetur strehim edhe 500 vite më përpara në jug të Italisë. Nëse toka jonë është e gatshme për të mirëpritur të tjerët ata duhet të vijnë dhe të integrohen. Nuk e di nëse vijnë për të qëndruar përgjithmonë apo janë kalimthi.

Ne si Kishë Katolike nëpërmjet Caritas-it jemi duke bashkëpunuar me shtetin për të strehuar dhe ndihmuar mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri. Edhe në fshatin e Paqes, aty pandemia na ka penguar pak sepse i strehojmë njerëzit emigrantë që policia na bie dhe ne jemi të gatshëm. Pastaj varet sepse unë nuk futem në gjëra politike se nuk më takon, por nëse vijnë duhet që të integrohen për të qenë ose me ne ose të shkojnë ku të dëshirojnë. Si ne shqiptarët që kemi shkuar jashtë dhe na kanë pranuar ashtu duhet t’i pranojmë edhe ne, por ata duhet që të integrohen dhe të mos krijojnë probleme dhe të bashkëjetojnë me ne”, tha Arqipeshkvi.

Ndërkohë, ardhjen në pushtet të talebanëve në Afganistan në një mënyrë kaq të shpejtë e quan një hap tejet të nxituar dhe të pakuptimtë.

“Nuk e di përse është bërë ky hap kaq i nxituar, por nëse vijnë duhet të shihet se kush do t’i mbajë e kush do t’i ndihmojë. Shpesh shteti bën kështu, vijnë pastaj ia jep si peshk dikujt tjetër, nuk është e drejtë. Duhen marrë përgjegjësitë si duhet për të ndihmuar këta që dalin nga një rrezik jete pastaj duhet të vendosen normat dhe ligje të drejta”, shton Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra.

Të fundit