Flash News

E-TJERA

Strehoi sirianët dhe i nisi me gomone për në Itali, Gjykata le në burg 32-vjeçarin në Vlorë

Strehoi sirianët dhe i nisi me gomone për në Itali, Gjykata le

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg pa afat Qazim Ismailajn, i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit nga emigrantët sirianë.

Sipas të dhënave, 32-vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianë, të cilët e përdornin Shqipërinë për të kaluar në vendet e BE-së.

Ai është identifikuar pas dëshmive të sirianëve, ku më 8 janar tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 50 shtetas nga lindja e mesme, mes të cilëve gra e fëmijë, por kushtet e motit e vështirësuan situatën duke bërë që të kërkojnë ndihmë pasi rrezikuan mbytjen.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  

Të fundit