Flash News

E-TJERA

Studentët refuzojnë vaksinimin, shefja e Epidemiologjisë: Nuk ka asnjë ndikim në shëndet

Studentët refuzojnë vaksinimin, shefja e Epidemiologjisë: Nuk ka

Polemikat dhe konspiracionet kanë vendosur në dilema studentët që këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, do të ulen në auditorët e universiteteve. Studentët të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk kanë një test PCR me vete, nuk lejohet të hyjnë në universitet.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino i ka bërë thirrje studentëve të vaksinohen ose në të kundërt do të jenë të detyruar të bëjnë çdo javë testin e Covid-19.

“Të rinjtë mund të vaksinohen fare mirë, qoftë me vaksinën kineze dhe Pfizer,” ka thënë Bino.

Ndërkohë shefja e Epidemiologjisë ka sqaruar edhe pikëpyetjet lidhur me pasojat që mund të shkaktojnë sidomos në shëndetin riprodhues të njeriut.

“Nuk ka asnjë ndikim vaksina në shëndetin riprodhues. Të gjitha këto kanë qenë diskutime të hamendësuara,” thekson Bino.

Bino shton se ata studentë të cilët e kanë kaluar koronavirusin në periudhën e 1-3 muajve, mund të mos vaksinohen, por të testohen.

“Nëse e kanë kaluar dhe janë brenda 1-3 muaj, mund të mos jenë të vaksinuar, por të testohen,” thotë ajo.

 

Të fundit