Flash News

E-TJERA

Studimi: 1 në 3 shqiptarë nuk përballon dot ngrohjen, të parët në Evropë dhe Rajon

Studimi: 1 në 3 shqiptarë nuk përballon dot ngrohjen, të

Një studim i “Agjencisë Evropiane të Statistikave” thotë se Shqipëria mban normën më të lartë në Evropë për numrin e personave që e kanë të pamundur të përballojnë ngrohjen në dimër.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga SCAN Intel që i referohen vitit 2020, 35.8% e shqiptarëve janë shprehur se e kanë të pamundur të mbajnë shtëpinë e tyre ngrohtë në mënyrë të vazhdueshme. Shifra është më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian e cila është 7.5%.

Në vendin e dytë, pas Shqipërisë, renditet Bullgaria me 27.5%.

Duke qenë se Shqipëria është vendi i parë në listë, norma është më e larta edhe në rajon. E dyta pas Shqipërisë me normën më të lartë është Maqedonia e Veriut me 23.8%, pasuar nga Mali i Zi me 13.2% dhe Serbia me 9.5%.

Normën më të ulët, referuar Evropës, e kanë Zvicra me 0.2%, Norvegjia me 0.8%, Austria me 1.5% dhe Finlanda me 1.8%.

Sipas “Institutit të Statistikave” për vitin 2020 mbi 1 në 2 familje në vendin tonë ngrohen me dru zjarri, ndërkohë që kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora ngrohen kryesisht me energji elektrike.

Studimi: 1 në 3 shqiptarë nuk përballon dot ngrohjen, të

Të fundit