Flash News

E-TJERA

Sugjerimet e FMN: Çfarë duhet të bëjë qeveria me paratë e arkëtuara nga rritja e çmimeve

Sugjerimet e FMN: Çfarë duhet të bëjë qeveria me

Rritja e çmimeve solli edhe një rritje të ndjeshme të të ardhurave në arkën e buxhetit të shtetit. Ky fakt është deklaruar kohë më parë edhe nga vetë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi tre rrugët të cilat do t’i sigurojnë qeverisë shqiptare një përdorim sa më efikas të parave të arkëtuara nga rritja e çmimeve.

FMN sugjeroi në deklaratën përmbyllëse të misionit për vitin 2022, se të ardhurat e fituara duhet të shkojnë: për mbështetjen e shtresave në nevojë dhe uljen e borxhit publik.

“Çdo realizim i të ardhurave mbi parashikimet buxhetore duhet të kursehet për të zvogëluar më shpejt borxhin. Duke qenë se Shqipëria ka borxh të lartë publik, nevoja të mëdha për financim bruto dhe kosto në rritje të huamarrjes, qeveria duhet të përfitojë nga situata ende pozitive e rritjes për të rindërtuar hapësirat e manovrimit të politikës fiskale shpejt.

Kjo do të ulte gjithashtu presionin mbi politikën monetare për të rritur edhe më shumë normat e interesit për të zbutur inflacionin për të lehtësuar rregullimin e sektorit të jashtëm. Për këtë qëllim, ne i rekomandojmë qeverisë që të synojë të paktën një bilanci primar zero në vitin 2023, duke plotësuar kushtin e Ligjit Organik të Buxhetit një vit përpara kohe, si dhe të arrijë një bilanc  primar pozitiv prej 1,5 për qind të PBB-së në vitin 2024.

Nëse do të materializoheshin rreziqet e kahut të poshtëm, stabilizatorët automatikë duhet të lejohen të futen në veprim, si dhe të jepet ndihmë shtesë e përkohshme dhe e shënjestruar për shtresat në nevojë”, deklaroi FMN.

Në këtë kontekst, FMN sugjeron që autoritetet shqiptare të përdorin situatën për të zbatuar pa vonesa strategjinë e re afatmesme të të ardhurave e cila duhet të shihet si një plan për reformat tatimore të Shqipërisë.

Të fundit