Flash News

E-TJERA

Sula: Lulzim Basha është person i padëshiruar nga SHBA

Sula: Lulzim Basha është person i padëshiruar nga SHBA

Deputeti demokrat Dashnor Sula e ka cilësuar Lulzim Bashën një njeri të padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Sula u shpreh se djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, ishin dy vendime në kundërshtim me mbështetjen e SHBA-ve.

Ai tha se me aktet e tij, Basha është një anti-amerikan dhe anti-evropian.

Sula: Në rradhë të parë dua ti kërkojë falje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjatë 2 viteve nuk kanë pasur mundësinë që të kenë një mbrojtje një opozitë të bashkuar dhe të qartë si dhe një opozitë në lartësinë e detyrës por ne e harxhuam që të gjithë përgjatë këtyre dy viteve debatin sherrin mes vedit dhe na çuan në këtë pikë.

Dita e djeshme është një ditë shumë e rëndësishme një ditë që përkoi dhe me shenjtërimin e Nënë Terezes më 5 shtator dhe uroj që nga i pari zoti Sali Berisha dhe deri te deputeti më i fundit i opozitës të jenë të gjithë të këshilluar në media që rruga e vetmja e jona është rruga e bashkimit e komunikimit dhe bërjes së opozitës një trup e vetme përballë kësaj mazhorance.

Zotin Basha po të garantoj që është një person i padëshiruar nga SHBA. Po ju them që dy vendimet që ka marrë zoti Basha si ish-kryetar i PD, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore kanë qënë dy vendime komplet në kundërshtim me të gjithë mbështetjen dhe dëshirën e SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar. Arsyet që ka djegur mandatet ka qënë vetëm një, pengesa e reformës në drejtësi dhe e ka bërë këtë me bekimin e mazhorancës të Ramës këtë nuk di ta them.

Këto vendime ishin kundër ShBA-së dhe BE-së, pra antiamerikan dhe antieuropian është zoti Basha si ish-kryetar i PD dhe nuk jemi ne deputetët e thjeshtë.

Të fundit