Flash News

E-TJERA

"Surprizat" e seancës së parë/ Kuvendi do të mblidhet dy herë nesër, kur do të bëhet betimi i deputetëve

"Surprizat" e seancës së parë/ Kuvendi do të

Seanca e parë e legjislaturës së 10-të do të ketë "surpriza". Ajo do të ndahet në dy pjesë, ku fillimisht në orën 10.00  do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa betimi i deputetëve do të bëhet në orën 17:00.

Për shkak të pandemisë, gazetarët nuk do të lejohen në sallën e seancave plenare, por do të qëndrojnë në oborr. Sinjali i transmetimi do të merret nga RTSH, gjithashtu transmetimi live do të jetë në Ëeb dhe në faqën zyrtare të “facebookun” të Kuvendit.

140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të ulen në Kuvend, ku pas dy vitesh do të rikthehet dhe opozita. Seanca do të drejtohet nga Luljeta Bozo, sipas rregullores së Kuvendit.

Kryetare të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka vendosur Lindita Nikollën, e dyta grua që do të ulet ën atë karrige.

 

Të fundit