Flash News

E-TJERA

Sylvinho flet suksesin e kombëtares: Do të përgatitemi të shkojmë sa më larg

Sylvinho flet suksesin e kombëtares: Do të përgatitemi të

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për suksesin e Shqipërisë në EURO 2024.

Sylvinho tha se nuk mund të humbnin kohë, por secili duhej të mësonte rolet edhe kur kishte mungesa.

“Në fillim ke 10 apo 12 lojtarë të njohur, pastaj një listë me 50 të tjerë në pritje. Nuk mund të humbisnim kohë, duhet të ndiqnim të gjitha ndeshjet e atyre që nuk njihnim. Duhet të mësonim në rolet ku kishim mungesa dhe të kalonim nga rreshtimi 3-5-2 në 4-3-3, ishte një proces interesant”, tha Sylvinho.

Sylvinho së bashku me stafin kur nuk punojnë në fushë qëndrojnë në zyrë nga mëngjesi deri pasdite vonë, duke analizuar gjithçka.

“Teorikisht janë të gjithë ekipet më të fortë se ne. Do të shikojmë se çfarë force kemi. Çfarë duam të bëjmë? Të kalojmë me sukses fazën e grupeve? Po. Do t’ia arrijmë? Nuk e di. Ne do të përgatitemi të shkojmë sa më larg”, u shpreh ai.

Të fundit