Flash News

E-TJERA

Sylvinho paralajmëron ndryshime në ndeshjen kundër Letonisë

Sylvinho paralajmëron ndryshime në ndeshjen kundër Letonisë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën sot para medieve një ditë para se Shqipëria të përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për të shkuar në Botëror.

Në konferencë, trajneri Sylvinho tha se priten ndryshime në formacionin e së nesërmes.

"Nuk e kam vendosur, por nesër do kemi ndryshime. Kam edhe një stërvitje me ekipin.

Jeni të vetëdijshëm se nesër jemi "të dënuar" për fitore?

Po, rëndësi ka që e kemi fatin në dorën tonë. Është shumë e rëndësishme për në që të fitojmë ndeshjen, ndeshja është kyçe", u shpreh Sylvinho. 

Kujtojmë se deri tani,  Shqipëria renditet në pozitën e tretë me pesë pikë pas katër takimeve në Grupin K. 

Letonia me katër pikë pas po kaq ndeshjeve mban pozitën e katërt, duke lënë në fund Andorrën me zero pikë pas pesë takimeve.

Të fundit