Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Për 12 muajt që po lëmë pas, vendi në jo pak raste është tronditur nga shumë ekzekutime dhe atentate mafioze, pa harruar shpërthimet me tritol, në qendër të të cilave kanë qenë personat e implikuar më parë me krimin apo edhe njerëz të njohur të biznesit në vend.
Që në nisje të vitit një 31 vjeçar nga Kukësi mbeti i vrarë pas konfliktit në lokalin Cobra City në Prizren ku kishte shkuar të festonte për vitin e ri. Policia e Kosovës arrestoi si autor të krimit pronarin e lokalit, Dibran Hoxhaj, person me precedent të theksuar kriminalë. Shkak i krimit u bë konflikti për faturën 400 euro të cilën klientët e lokalit e kanë cilësuar të padrejtë.
Tetë persona u vranë dhe shumë të plagosur vetëm në muajin mars. Nisi me masakrën e Dan Hutrës, 3 gra të vrara e tre të tjera të plagosura, vazhdoi me atentatin në “Don Bosko”, dhe sulmin me armë ndaj televizionit, Top Channell.

Muajt e fundit në izolim ndikuan në mllefin gjithnjë në shtim të Dan Hutrës për të përgatitur një plan ogurzi që kurrë nuk ishte parë më herët. 44-vjeçari hodhi hapin e parë jashtë qelisë në 16 shkurt, ditë që nisi përgatitjet për masakrën që nuk do të vononte, me 3 viktima e 3 të plagosur. Kështu nisi marsi këtë vit, me ngjarjen që tronditi opinionin publik.
Dan Hutra në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, me pretekstin se i fshehu paratë që i la për t’i ruajtur. Më pas shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në “Paskuqan”, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa, dhe nusen e vëllait Hasime Dafku. Nga aty Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kallash Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharr.
Pas tyre një tjetër vrasje. Krenar Brisku, 54 vjeç, po vidhte pula në pronën e Bjorni Shusharit në një fshat të Kuçovës. Por ky e pa dhe e rrahu barbarisht. Burri vdiq më vonë në spital. Mbrëmja e vonë e 12 marsit do të mbetet gjithë jetën në memorien e Rea Pajës, vetëm 10 vjeçe.
Në një lokal në “Don Bosko” ku punonte gjyshja e saj, Mimoza Paja, u shkrehën kallashnikovët. Gruaja mbeti e vdekur në vend, e mitura u dëmtua nga ciflat e xhamit dhe 5 të tjerë u plagosën.

Atentati dyshohet se kishte shënjestër Fatjon Muratin, që disa orë para ishte larguar në Prishtinë e prej aty në Turqi. Ai ishte në “arrest shtëpie” nën akuzën e trafikimit të armëve, të cilën e theu. Ngjarja dyshohet për konflikte me grupin e Ervis Martinajt.
Nuk kaloi shumë dhe kryeqyteti u trondit sërish. Top Channel në Kashar u qëllua nga një makinë, që autorët e dogjën pas ngjarjes, 50 km më larg. Roja i sigurisë Pal Kola humbi jetën. Policia akoma është larg zbardhjes së ngjarjes së rëndë.

Në Kavajë. Sali Rexha dhe Armand Gosa vranë njëri-tjetrin për “pse me sheh” dhe “O kuksian ik nga këtu”.
Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.
Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.
Disa ditë para hapjes se fushates elektorale te 14 majit, më 11 prill n jë sasi tritoli i është vendosur makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Asokohe Ndreca u shpreh se nuk kishte konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Stiven Toshkesi 19-vjeç u vra mesantën e 18 prillit shumë pranë banesës së të tij. Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar.
Një ditë me vonë Lezha u trondit nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ardian Nikulaj, 50-vjeçi, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij.

Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.
Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Maji do të niste me një tjetër vrasje. Më datën 16 të këtij muaj, një adoleshent humbi jetën në Gramsh, pas një konflikti me thika me bashkëmoshatarë të tij.
Me datë 17 Maji, një krim ndodhi në fshatin Kusarth, ku një grua 44-vjeçarja u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç.
Të dielën e 22 maj 2023, Kavaja u trondit sërish nga hakmarrja mes familjeve Gosa dhe Rexha. Habib Rexha 31 vjeç, vëllai i Altin (Sali) Rexhës, i cili u vra në 29 mars 2023 nga Edmond Gosa, qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën 48 vjeç. Dy ditë pas krimit Habib Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës.

Gjokë Gurra 57 vjeç dhe Eduard Gurra 31 vjeç, babë e bir, u vranë më 29 qershor me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës.
Babë e bir kishin shkuar të shikonin shtëpinë e tyre në fshat që u dogj qëllimisht mbrëmjen e së mërkurës, pasi vetë jetojnë në Shkodër.
Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.
Policia ka ngritur pistën konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.
Pasditen e 19 korrikut Lezha u trondit sërish, Nikolin Marku u ezkutua, jashtë një marketi në Balldretë Lezhës.
Ai banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik dhe se angazhohej me blegtori.

42-vjeçari Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër.
Vrasja ndodhi në prani të shitëses së marketit, ku ai kishte hyrë për të blerë një pije freskuese. 42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.
Më 5 gusht Armando Memshani, një emër i njohur në fushën e ndërtimin në Vlorë, u vra pranë ambienteve të një kancelarie në qytetin e Vlorës, pas një konflikti fizik me 31-vjeçarin Rei Meta.
Meta deklaroi në polici se sherri mes tyre nisi për shkak të një mosmarrëveshje për pronësinë e një apartamenti të një pallati të ndërtuar nga viktima.

Ai është shprehur se nuk donte ta vriste 55-vjeçarin dhe se gjithçka ishte aksidentale. Autori rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti.
Saga e larjeve të esapeve mes emrat të njohur të krimit, vazhdon edhe jashtë kufijve, në gusht të vitit që po lem pas. Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Paxos të Greqisë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Andrea Kalemi.
Kalemi kishte shkuar në Greqi për pushime. Siç shkruajnë mediat greke, 51-vjeçari është plagosur në portin e Lakka-s. Dyshimet e para janë për larje hesapesh.

Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon e Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici. Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.
Më 26 shtator Rrësheni u trondit nga një atentat shumë pranë spitalit të qytetit dhe komisariatit të policisë, ku u ekzekutua 60-vjeçari Martin Marku Bardhi. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Martin Bardhi kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pas një atentati të dështuar në mars të këtij viti ndaj Sajmir Reçit, nipit të biznesmenit Kastriot Reçi, i vrarë në Rrëshen më 7 janar 2020. Pikërisht dyshohet se vrasja e sotme ka si motiv hasmërinë.
Disa ditë me pas ndodhi një atentat me armë zjarri që la të vrarë babain Zef Guri, dhe plagosi djalin Gjin Guri. në fshatin Shosh të Dukagjinit.
Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Dhjetori nisi me nje tjetër vrasje në fisin Nikulaj. Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit.

40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje. Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.

Ne mes të muajit dhjetor në Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, vraru Arben Lleshin ndërsa mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10