Flash News

E-TJERA

Takimi Basha-Balla, ironia e Manjanit: Luli paska kërkuar çelës për të shkuar me Taulantin

Takimi Basha-Balla, ironia e Manjanit: Luli paska kërkuar çelës

Publikimi i videos së takimit sekret mes ish kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës në 3 dhjetor 2022, ka sjellë reagime të shumta.

Një prej atyre që ka reaguar është edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Manjani ka bërë ironi, duke u shprehur se, ‘kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin’.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin.

Mund të ishin takuar në cilëndo zyrë të Parlamentit, në cilëndo kafe të Tiranës dhe sdo kishim asnjë dyshim për qëllimin politik të takimit.  Po në një shtëpi të dikujt tjetër, në orë të vonë dhe, si ilegalet nuk ngjan hiç mirë.

Nejse, nuk na takon të merremi me punët dhe shijet private të askujt.

 

Të fundit