Flash News

E-TJERA

"Takimi mund të anulohet", ambasada e SHBA paralajmëron aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160

"Takimi mund të anulohet", ambasada e SHBA paralajmëron

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar aplikantët për viza amerikane, që të kenë kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Në njoftimin zyrtar, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.”

Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. Në këtë rast, aplikantët duhet të caktojnë një takim të ri për të vijuar me procesin e aplikimit për vizë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Të fundit