Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në Himarë, mediat greke: Rama ndërhyri tek rezultati zgjedhor, fitoi terrorizmi

Zgjedhjet në Himarë, mediat greke: Rama ndërhyri tek rezultati

Vangjel Tavo i PS u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë. Tavo fitoi me 5022 vota përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota.

Mediat greke referuar rezultatit të zgjedhjeve shkruajnë se procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor, në emër të regjimit Rama.

Siç raporton SKAI, përfaqësuesit elektoral të Omonias të pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, thanë se “terrorizmi fitoi”.

Vangjel Tavo deklaroi fitoren para mbylljes së numërimit. Pasi falënderoi ata himariotë që e votuan, premtoi se do të vendosë interesat e qytetarëve mbi të tijat dhe se do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të fundit