Flash News

E-TJERA

Të dënuar për vrasje, kush janë dy shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi

Të dënuar për vrasje, kush janë dy shqiptarët që u

Janë zbardhur identitetet e dy shqiptarëve që u arratisën mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kasavetias në Greqi. Mësohet se njëri prej tyre është Romeo Qosja, 41 vjeç, nga Cërriku, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari tjetër i arratisur është Lefter Toçi, 41 vjeç, nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.

Të dy ata ndodheshin në burgun e Kasavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata kishin përfituar 5 leje gjatë vitit 2024 dhe dyshohet se kanë planifikuar arratisjen pas kthimit të tyre nga leja disa ditë më parë. Hetimet për gjetjen dhe kapjen e tyre janë në vazhdim.

 

Të fundit