Flash News

E-TJERA

“Të djegin ty dherat se xhaxhai ndërton pallate”, sërish debat mes Veliajt dhe Tabakut

“Të djegin ty dherat se xhaxhai ndërton pallate”,

Debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë vijuar. Kryetarja Jorida Tabaku e ka pyetur kryebashkiakun Erion Veliaj për vendimin e Këshillit Bashkiak për dherat.

Veliaj ka hedhur akuza ndaj Tabakut, duke i thënë se kjo çështje “i djeg”. Kryebashkiaku ka deklaruar se Tabaku shqetësohet për dherat sepse xhaxhai i saj ka marrë leje për të ndërtuar pallate.

Tabaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se xhaxhai i saj ka ndërruar jetë dhe se asnjë familjar nuk është i përfshirë në ndërtime. Ajo i ka kërkuar llogari Veliajt se pse i ka dhënë 45 milionë euro shtesë koncesionarit të Tiranës.

Debati Tabaku-Veliaj

Tabaku: Vendimi i Këshillit Bashkiak për dherat?

Veliaj: Se je dhe ndërtuese, të djeg edhe për vete. Unë e kuptoj që s’je rehat. Ke shumë problem, pasi je dënuar edhe nga gjykata për shpifje

Tabaku: Zoti Veliaj nuk të lë të abuzosh me personin tim. Pse i ke shtuar 45 milionë euro koncesionarit të Tiranës

Veliaj: Nuk ka lidhje bashkia me kulturën tuaj që i hidhnit dherat nëpër lumenj. Si ndërtuese e di që të djeg për dherat

Tabaku: 45 milionë euro shtesë ia keni dhënë Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, ku e keni bazuar këtë?

Veliaj: Po njeriu ka një cipë. Po je dënuar moj nga gjykata, më lër të flas. Je ndërtuese ke konflikt interesi

Tabaku: Nuk jam ndërtuese, fokusohu te përgjegjësia jote

Veliaj: Pse do marrë unë vendimin e Këshillit Bashkiak për dherat e xhaxhait tënd që bën pallate

Tabaku: Xhaxhai im nuk po bën asnjë pallat, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Askush nga familja ime s’po bën asgjë zoti Veliaj

 

Të fundit