Flash News

E-TJERA

Nga Beleri te Bllako, të burgosurit “VIP” transferohen nga Durrësi drejt Fierit

Nga Beleri te Bllako, të burgosurit “VIP” transferohen nga

Janë zhvendosur nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit të gjithë të burgosurit “VIP”.

Me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit që vuanin dënimin në IEVP Durrës, si Vangjush Dako, Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Safet Gjici, Lefter Alla, Dedan Gjoni, Fran Tuci, Xhevahir Lita, Fredi Beleri të transferohen drejt burgut të Fierit.

Masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Të fundit