Flash News

E-TJERA

Të hënën nis zyrtarisht viti i ri shkollor, zhvillimi i mësimit në varësi të situatës epidemiologjike

Të hënën nis zyrtarisht viti i ri shkollor, zhvillimi i

Nesër nis zyrtarisht viti i ri shkollor, i dyti që do të zhvillohet nën kushtet e pandemisë. Nisja e tij us hty për shkak të përkëqësimit të situatës së pandemisë, por dhe për të realizuar një përmbledhje të njohurive që ishin marrë me mangësi për shkak të zhvillimit të tij online, vitin e shkuar.

Nxënësit zhvilluan rreth dy javë mësim plotësues dhe tashmë do të rikthehen në bankat e shkollës. Maskat, distanca fizike dhe higjena janë të detyrueshme të zbtohen, ndërsa arsimtarët do të jenë të vaksinuar.

Kujtojmë që ata duhet të imunizohen deri më 30 shtator, sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë. Në rast të një përkeqësimi të situatës së pandemisë, zhvillimi i mësimit mund të ndiqet online.

Më herët disa ekspertëve kanë artikuluar se mund të jenë vetë shkollat që do të vendosin se si do të zhvillojnë mësimin, në varësi të situatës epidemiologjike.

Ashtu si ai që lamë pas edhe ky pritet të jetë një vit i vështirë për sistemin arsimor shqiptar, pasi mbetet sfida me Covid-19. Vendimet e autoriteteve përkatëse kanë hasur shpesh në mosdakordësi. Kujtojmë që mësimi online nuk ishte një praktikë e mirëpritur për shkak të vështirësisë në akses, por dhe të mangësive në njohuri.

Të fundit