Flash News

E-TJERA

"Të hetohen të gjitha parregullsitë", ambasadori britanik uron PS për fitoren dhe PD për rritjen

"Të hetohen të gjitha parregullsitë", ambasadori

"Inkurajojmë institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin." Kështu shprehet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman në një reagim për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryediplomati britanik uron kryeministrin Edi Rama për fitoren, ndërsa përgëzon fushatën e mbështetur në programe të zhvilluar nga PD si dhe rritjen në mandate.

Reagimi i ambasadorit Norman:

Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19.

Theksojmë gjithashtu fushatën e mbështetur në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim.

Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.

"Të hetohen të gjitha parregullsitë", ambasadori

Të fundit