Flash News

E-TJERA

"Të përmbushen përgjegjësitë", Yuri Kim: Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe ndihen të sigurt

"Të përmbushen përgjegjësitë", Yuri Kim:
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka dhënë një pronocim për mediat, ku ka përsëritur thirrjen ndaj politikanëve që të pranojnë gjykimin e popullit.

Kim ka treguar se ka biseduar me qytetarë të ndryshëm, të cilët i kanë thënë se kanë votuar dhe se ndihen të sigurt. Kryediplomatja amerikane ka thënë nga Elbasani se autoritetet duhet të përmbushin detyrat e tyre.

“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja.

Të fundit