Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Fier

Geraldo Mahmuti, ka qëlluar me armë zjarri drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari,  në fshatin Fermë Çlirim. Policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit