Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Kukësit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

"Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia.

Të fundit