Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset efektivi i forcave 'Shqiponja'

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset efektivi i

Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik. Efektivi Edlir Alleshi është qëlluar në krye të detyrës, pasi ka qenë në ndjekje të një personi. Alleshi është qëlluar me dy plumba në bark dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit jashtë rrezikut për jetën. 

"Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.", njofton policia. 

 

Të fundit