Flash News

E-TJERA

Teliti ironi me Ekonomin për Inteligjenca Artificiale në ferma: Do gjejë kush është delja më e shpejtë dhe dhia më e aftë

Teliti ironi me Ekonomin për Inteligjenca Artificiale në ferma: Do

Premtimi i qeverisë një ditë më parë për implementimin e Inteligjencës Artificiale në fushën e bujqësisë ka sjellë jo pak reagime.

Deputetja socialiste Milva Ekonomi dhe këshilltari ekonomik i PD, Dorian Teliti kanë ndarë mendime të ndryshme.

Të ftuar në studion e A2 Busines, Ekonomi vuri theksin të futja e Inteligjencës Artificiale dhe robotikës, Teliti nuk ka qenë dakord, madje nuk i ka kursyer as ironitë.

Debati:

Milva Ekonomi: Qeveria ka bërë kodimin, ka bërë Inteligjencës Artificiale

Dorian Teliti: E ka bërë bota Inteligjencën Artificiale

Milva Ekonomi: E ka bërë bota, e kemi marrë dhe ne pra, dhe nga ana tjetër, të gjithë procesin i bërjes së punës është një proces që zhvillohet me biznesin…

Dorian Teliti: Zotria ka dhi dhe dele, si të rrisë produktiviteti i këtij katunari

Milva Ekonomi: E ke parë fermën se si e ka bërë ai? E ka bërë me robotikë, e ke parë

Dorian Teliti: Bariu me Ipad i thonë kësaj

Milva Ekonomi: Bariu me Ipad është gjëja që do ndodhi

Dorian Teliti: Bariu 2030 ashtu do jetë (…)

Milva Ekonomi: Bariu ka nevojë për robotikën dhe automatikën që në fermat e mëdha, ai bariu  di ta përdori ipad edhe nga shtëpia, edhe ai që ka serën në bujqësi di të bëjë shpërndarjen e ujit me smart

Dorian Teliti: Do identifikojë kush është delja më e shpejtë dhe dhia më e aftë

Milva Ekonomi: Po natyrisht, ik shikoji

 

 

Të fundit