Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -5 °C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat zbresin në -5 °C, parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonat lindore dhe juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.

Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Të fundit