Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -7 gradë, si parashikohet moti në fundjavë

Temperaturat zbresin në -7 gradë, si parashikohet moti në

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e Diel pritet përmirësimi i situatës meteorologjike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme por kryesisht dita e Diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, cka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat zbresin në -7 gradë, si parashikohet moti nëTemperaturat zbresin në -7 gradë, si parashikohet moti në

 

Të fundit