Flash News

E-TJERA

“Tempulli”, gjykata e Vlorës lë në burg 15 të arrestuar

“Tempulli”, gjykata e Vlorës lë në burg 15 të

15 persona të arrestuar gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë, janë lënë në arrest me burg.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë për pesë të tjerë. “Arrest shtëpie” u vendos për shtetasit Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj.

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

Një pjesë tjetër e të ndaluarve dolën para gjykatës një ditë më parë. Gjykata dha masën “arrest me burg” u dha për 10 persona: Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani.

Të fundit