Flash News

E-TJERA

Tendera me IA, eksperti ironizon Ramën: E bën “makinën” të ecë më shpejt, po jo detyrimisht ta mbajë në rrugë të drejtë

Tendera me IA, eksperti ironizon Ramën: E bën

Eksperti Pano Soko ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, kur tha se do të luftojë korrupsionin me tenderat përmes Inteligjencës Artificiale.

Në një postim në facebook, eksperti i kujton kryeministrit se termat e referencës së tenderit prapë njerëzit do t'i bëjnë dhe do të jenë ata që do t'i tregojnë IA se çfarë duhet të vlerësojë dhe sa duhet të vlerësojë.

“Nuk zgjidhet problemi i korrupsionit në tendera me Inteligjencë Artificiale. Se termat e referencës së tenderit prapë njerëzit do t'i bëjnë. Dhe do të jenë ata që do t'i tregojnë IA se çfarë duhet të vlerësojë dhe sa duhet të vlerësojë. Si zogjtë që i tërheqin thërrimet deri te çarku, ashtu edhe njerëzit që bëjnë termat e referencës së tenderit do t'i "hedhin thërrime" programit që të vijë atje ku duan ata, dmth në fund të zgjedhë atë konkurent që duan ata.

Inteligjenca Artificiale e bën makinën të ecë më shpejt, po jo detyrimisht ta mbajë në rrugë të drejtē. Nëse ecën drejt, apo merr shtrembërt, atë do të vazhdojë ta vendosë shoferi”, shkruan ai. 

 

Të fundit