Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Tenderët e Ballukut në Albcontrol: 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit, 300.000 USD për trajnimin e 2 personave

Albcontroli, kompania shtetërore që duhet të menaxhojë hapësirën ajrore shqiptare, ka menaxhuar në fakt vetëm xhepat e drejtuesve, stafit apo edhe të eprorëve. Greva e punonjësve ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore. Ministrja Belinda Balluku ka qenë mjaft e ashpër, por ajo ka harruar në fakt se e ka drejtuar për shumë vite këtë institucion. Madje, rroga e saj prej 6 milionë lekë të vjetra në muaj mund të duket qesharake para miliardave që ka tenderuar, ku ajo që bie në sy është se gjatë kohës që ka qenë drejtuese, ka favorizuar dukshëm disa firma.
BoldNews ka bërë një vëzhgim të tenderëve të kryer nga Balluku në vitet 2017 dhe 2018, para se të katapultohej në kolltukun e ministres. Dhe, ajo që bie në sy është se Balluku ka qenë “xhep shpuar” për arkat e këtij institucioni, duke ia futur “me top” parave që menaxhon kjo shoqëri. Në këtë investigim, do të analizojmë tenderat e vitit 2017, ndërsa në ditët e ardhshme do të publikojmë edhe tenderët e “fundit” të Ballukut gjatë kohës që ka drejtuar Albcontrol.
Nga vëzhgimi i këtyre procedurave ka rezultuar se Balluku, ndryshe nga sa deklaron aktualisht, ka bërë kontrata mjaft të majme për luksin e këtyre punonjësve. Ajo ka instaluar një palestër force brenda ambienteve të Albcontrol, ndërkohë ka shpenzuar 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit dhe 300.000 USD për trajnimin e 2 personave. Shifra të frikshme gjatë vitit 2017, kur në fakt Albcontroli e ka lëshuar dorën në këto shpenzime. T’i marrim me radhë tenderat në 2017;
1. Në janar 2017, Balluku ka hapur tender për blerje karburanti për vetëm 2 muaj. Fondi, ka qenë plot 40 mijë euro.
2. Në muajin shkurt, e njëjta kompani ka lidhur kontratën me një shoqëri sigurimesh për “sigurimi i mjeteve të transportit”. Fondi, vetëm për mjetet, plot 20 mijë euro. Dhe, disa javë pasi bleu karburant për 2 muaj, sërish ka bërë një tenter “blerje karburanti emegjencë” me fond rreth 50 mijë euro.
3. Në muajin mars 2017, Balluku ka shapllur fituese kompaninë “TMC Training Managment Consulting” për trajnimin për refresh të emergjencave ATCO për kontrollorët dhe FRA”, me vlerë 66 666 000 lekë të reja. Në të njëjtën kohë shpalli tenderin për pjesë ndërrimi dhe mirëmbajtje e rrjetit për fibrat optike, me një fond prej 200 mijë euro. Fituesi i këtij tenderi, kompania “R&T”. E njëjta kompani ka fituar edhe tenderin për “shpenzime mirëmbajtje, përmirësimi dhe blerje pjesësh ndërrimi për rrjetin e komunikimit MËL” me fond 50 mijë euro.
4. Në muajin prill 2017, shpenzoi plot 74.800.000 lekë “Sigurimi i riskut ndaj të tretëve dhe aksidentet ajrore”. Me procedurë të dyshimtë, bëri edhe tenderin “mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi për sistemin CMS, (qëndra e monitorimit të sistemeve)”, me vlerë të kontratës 48.840.000 lekë. 40 680 000 lekë u shpenzuan për mirëmbajtjen dhe pjesë ndërrimi për sistemin Help Desc, operacional dhe teknik”. Ndërsa për kancelari u shpenzuan rreth 70 mijë euro. Lumi i parave publike vjon me tenderin me objekt “kontratë konsulence për hartimin e kostove me Eurocontrol” me fond 26.500 paund.
5. Në muajin maj, u bë tender me prokurim “ribërja e hartës së lartësive minimale të survejimit” me fond 24 994 500 lekë. U bë edhe një shtesë kontrate për mirëmbajtjen e sistemeve BMS, për MKZ, ashensorit të instaluar në godinat AÇ/APP/TËR dhe administrative si dhe riparimi i defekteve të ndryshme të
këtyre sistemeve” me fond 5.469.010 lekë. Rreth 100 mijë euro u shpenzuan për “flight check”. Ndërkohë, sërish u ble karburant emergjencë me fond limit 1.766.110 lekë. Sërish ka shpenzime për karburant me vlerë 14.578.620 lekë, ndërsa “ribërja e infrastrukturës mekanike dhe elektrike në malin e Krujës” kushtoi 30.000.000 lekë. “Blerje, instalim baterish dhe Static sëich në kohë komunikimi” kushtoi 6.299.999 lekë. 6. Në muajin qershor, Balluku bëri tenderin me objekt “studim për monitorimin e sistemit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” me fond limit 4.923.333 lekë. Ndërkohë, u bë një shtesë kontrate për ndërtimin e një godine shërbimi 1(një) katëshe” me fond 3.215.481 lekë. Ndërkohë, kontrata “blerje P/N, integrim i Radiove VHF/UHF/AFTN, si dhe mirëmbajtja e sistemit VCS, prodhim (Garex)” kushtoi 41.998.800 lekë. Ndërsa, “sigurimi i pasurisë së Albcontrol sh.a” kushtoi 139.961.089 lekë. Po në këtë muaj, u bë studimi për automatizmin e sektorit ARO” me vlerë 5.000.000 lekë.
7. Në muajin korrik, Balluku shpalli fituesin për tenderin “sigurimi i licensës së kontrollorëve për sëmundje”, me vlerë 12.996.634 lekë, ndërsa “krijimi i laboratorit teknik per testimin e paisjeve” ishte 16.666.663 lekë.
8. Në muajin gusht, kur të gjithë ishin me pushime, Balluku firmoste sërish tendera. U shpall fituesi i tenderit “sigurimi i jetës dhe aksidenteve në punë”, me vlerë 9.890.000 lekë, ndërsa u shpall procedura e tenderit “bërje refresh të kontrollorëve për gjuhën angleze 64 KTA, si dhe Trajnimi i stafit AIS në “Aviation English training” për 2 specialistë”, me vlerë limit 24.166.667 lekë.
9. Në shtator, Balluku vjen e freskët. Shpall fitues “American Hospital” për tenderin me objekt “shpenzime për kontrollin mjekësor”, me vlerë limit 41.000.000 lekë. Ndërkohë, mirëmbajtja e pajisjeve elektronike në Albcontrol sh.a do të kushtojë 12.330.663 lekë.
10. Në muajin tetor, u shpall fituesi i tenderit për “blerje e pajisjeve elektronike në Albcontrol sh.a..” me vlerë 8.330.663 lekë pa TVSH. Gjithashtu, u blenë dhe u mirëmbajtën sistemet, D’VOR dhe ILS, prodhuar nga SELEX ES Inc me fond 42.480.000 lekë. Gjithashtu u bë tender edhe për blerjen e programit SË Argis me vlerë 10.833.333 lekë pa tvsh. Gjithashtu edhe tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të radiove të komunikimit me vlerë 25.498.825 lekë.
11. Në muajin nëntor, Balluku bëri sërish tender emergjence për mirëmbajtje automjetesh dhe blerje gomash me vlerë 1.709.688 lekë. Ndërkohë, “automatizimi i sektorit ARO” kushtoi plot 85.833.333 lekë pa tvsh. Dhe, të gjitha këto lekë për vetëm 7 muaj. Tenderi me objekt “ngritja e sistemit të monitorimit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” ishte 45.829.610 lekë, ndërsa përmirësimi i sistemit të regjistrimit zanor RICOCHEET 48.920.760 lekë.
12. në muajin dhjetor u bë tenderi “shtesë kontrate për shpenzime për policinë private” me fond 2.340.787 lekë, ndërsa pati emergjencë për “blerjen e pjesëve për sistemin e komunikimit VCS” me fond 21.011 euro. Po në muajin nëntor u shpall fituesi i tenderit “projekti i përgatitjes dhe publikimit të Ëorld Aeronautic Chart” me vlerë limit 40.833.333 lekë, ndërsa fitoi tender edhe familja e Sadri Abazit për “rehabilitimin e kullës së kontigjencës”, me vlerë limit 37.419.842 lekë. Instalimi i “Akses Control System” kishte si vlerë 54.150.000 lekë. Gjithashtu u lidhën edhe kontratat me kompaninë “R&T” për “Akses Control System” me vlerë 54.150.000…
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14