Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tenderi për uniformat, reagon pronari i kompanisë fituese: Akuzat janë të pavërteta, shpifësit do i çoj para drejtësisë, pres vijimin e hetimeve

Administratori dhe pronari i kompanisë shqiptare D&E Shpk, fituesja e tenderit me uniformat e Policisë së Shtetit, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas arrestimeve të 9 zyrtarëve nga SPAK lidhur me këtë tender.
Kadiu përgënjeshtron lajmet e publikuara se kompania e tij nuk plotësonte kushtet për fitimet e këtij tenderi pasi sipas tij, asnjë e dhënë e publikuar nuk është e vërtetë. Ai i quan shpifje deklaratat se shoqëria fituese e tenderit ushtron aktivitet vetëm në gërmime dhe nuk ka lidhje me fasonerinë.
Kadiu sqaron se Shoqëria D&E duke filluar nga viti 2012, ka lidhur kontratën e parë për uniformat e ushtrise shqiptare. Sipas tij, në ate kontratë, kjo shoqëri, ka qenë pjesë e një konsorciumi me 2% të pjesëmarrjes me firmën e prodhimit të uniformave Alfredo Grassi Spa., e cila kishte 98% të pjesëmarrjes. Ai shton se në vijim, kjo shoqëri ka ekzekutuar në bashkëpunim me Summer Conf Srl., kontratën për uniformat e administratës së burgjeve. Më pas, në bashkëpunim me subjektin Gjergjefi Sh.p.k., ka realizuar me Ministrinë e Brendshme, tenderin për uniformat verore të Policisë së Shtetit.
Pronari i D&E Shpk shprehet se aktualisht kjo kompani prodhon uniforma civile, ceremoniale dhe ushtarake, për subjekte të huaja dhe shqiptare dhe se posedon fasonerine e specializuar me platformën e saj në dizenjimin, printimin, prerjen, rrobaqepësine dhe hekurosjen automatike.
"Kontrata e fundit, e lidhur me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka specifikat e nje projekti shume te madh, ku fitues është shpallur konsorciumi nderkombetar i perbere nga 4 shoqeri: YDS me 44.50%, Summer Conf S.r.l. me 20%, Lovers S.r.l. me 11.50% dhe në të cilin D&E Shpk., ka vetem 24% te pjesemarrjes. Zgjedhja fitues, eshte bazuar ne dy faza te konkurrimit, e cila bazohet ne CV e shoqerive dhe aftesite teknike dhe prodhuese te Shoqerive pjesemarrese." thuhet në reagimin e Ismail Kadiut.
Në lidhje me çmimin, ai shprehet se ndryshe nga herët e tjera, çmimi i uniformave përfshin disa elemente të reja si: personalizimin, shpërndarjen dhe logjistiken, për secilin punonjës individual te Policise se Shtetit. Sipas tij, uniformat janë individuale, pra për secilin punonjës te personalizuara sipas përmasave trupore po kaq individuale dhe u jepen ne dorezim secilit prej tyre ne gjithe territorin e RSH dhe regjistrohen ne nje baze te dhënash. Ai përgënjeshtron dhe se një kapelë ka kushtuar 350 euro, pasi sipas tij, ka kushtuar 28 mijë lekë të vjetra.
"Demi qe i eshte bere prej me se nje viti imazhit tim dhe partnereve ndërkombëtarë me të cilët unë kam bashkëpunuar dhe bashkepunoj prej shume vitesh, do te jete subjekt i nje procesi civil e penal, ku do te vihen para pergjegjesise te gjithe shkaktaret e ketij manipulimi publik, individet e keqperdorur per te bere deme qe dalin boterisht ne media me deklarata shpifese si dhe personat e tjere qe qendrojne mbrapa tyre." thuhet në reagim
Ismail Kadiu shprehet se pret vijimin e hetimeve dhe inkurajon organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe të identifikimit të cilido personi që ka shkelur ligjin.
Reagimi i plotë:
Nisur nga deklaratat dhe informacionet e rreme te publikuara ne median vizive dhe ate te shkruar, ne ngarkim te personit tim Ismail Kadiu dhe D&E Shpk., gjendem i detyruar te shpjegoj faktet dhe rrethanat, si qendrojne ne te vertete, sa i perket tenderit te uniformave te Policise se Shtetit ne menyre te tille qe te kuptohet se asnje e dhene e publikuar nuk eshte e vertete.
Deklarata e disa personave te papergjegjshem qe shpifin se shoqeria fituese e tenderit ushtron aktivitet vetem ne germime dhe nuk ka lidhje me fasonerine eshte i totalisht i pavertete dhe me nje verifikim te thjeshte ne ekstraktin e shoqerise ne qendren kombetare te regjistrimeve (i aksesueshem për te gjithe), rezulton se ka ne objektin e saj te aktivitetit, dizenjimin dhe prodhimin e uniformave civile dhe ushtarake, dhe kjo vertetohet me dokumente zyrtare dhe publikisht te aksesueshme.
Shoqëria D&E duke filluar nga viti 2012, ka lidhur kontratën e pare per uniformat e ushtrise shqiptare.Ne ate kontrate, kjo shoqeri, ka qene pjese e nje konsorciumi me 2% te pjesemarrjes me firmen me prestigjoze te prodhimit te uniformave Alfredo Grassi Spa., e cila kishte 98% te pjesemarrjes.
Kjo kontrate eshte realizuar me sukeses dhe eshte pranuar nga autoriteti publik.
Ne vijim, ka ekzekutuar me sukses ne bashkepunim me Summer Conf Srl., kontraten per uniformat e administrates se burgjeve.Me pas, ne bashkëpunim me subjektin Gjergjefi Sh.p.k., ka realizuar me sukses, me Ministrine e Brendshme, tenderin per uniformat verore te Policise se Shtetit, keto per te kundershtuar pretendimin se D&E sh.p.k, nuk eshte nje kompani qe ushtron aktivitet ne fushen e fasoneve.
D&E aktualisht prodhon uniforma civile, ceremoniale dhe ushtarake, per subjekte te huaja dhe shqiptare. Ajo posedon fasonerine e specializuar me platformen e saj ne dizenjimin, printimin, prerjen, rrobaqepesine dhe hekurosjen automatike.
Kontrata e fundit, e lidhur me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka specifikat e nje projekti shume te madh, ku fitues është shpallur konsorciumi nderkombetar i perbere nga 4 shoqeri: YDS me 44.50%, Summer Conf S.r.l. me 20%, Lovers S.r.l. me 11.50% dhe në të cilin D&E Shpk., ka vetem 24% te pjesemarrjes.
Zgjedhja fitues, eshte bazuar ne dy faza te konkurrimit, e cila bazohet ne CV e shoqerive dhe aftesite teknike dhe prodhuese te Shoqerive pjesemarrese.
Konkretisht: YDS eshte lider ne prodhimin e uniformave ushtarake dhe policore, duke perfshire te gjitha pjeset perberese, duke nisur nga kepucet e deri tek kapelet.
YDS (https://www. yakupoglu.com.tr/) eshte brand global, krijuar ne Turqi ne vitin 1927 dhe pjese e Fortune 500.
YDS prodhuesi me i madh i kepuceve per policine dhe ushtrine ne Europe, e renditur nder 4 firmat me te medha ne bote ne kete sektor; eshte eksportuesi lider ne mbi 35 shtete te botes dhe kryesisht ne MB; është e para dhe e vetmja firmë, që posedon të gjitha çertifikatat ndërkombëtare EN ISO 20345-47, ISO 9001 dhe OHSAS 18001 per standardet e prodhimit te kepuceve profesionale te sigurise; eshte e vetmja firme qe ka nje laborator te standardit ISO 17025, te akredituar nga SATRA & TURKAK.
Lovers S.r.l. (https://lovers-italy.it/it), krijuar ne Itali ne vitin 1972, ka qe ne vitin 1982 qe operon ne uniformat Military & Tech për ushtrinë italiane, deri ne ditët tona. Aktiviteti i stilimit dhe prerjes eshte i vendosur ne Itali dhe qepja realizohet në dy shtete: Rumani dhe Shqipëri, filiale të cilat janë tërësisht ne pronësi dhe te kontrolluara nga shoqeria ne Itali; te gjithe sektoret operojne me makineri dhe aplikacione te gjenerates se fundit.
Summer Conf S.r.l. (http://www.summerconf.com/it/), themeluar ne Rumani ne vitin 1996, pjese e Grupit Poletti Shirts S.r.l., grup i cili është prezent edhe ne Shqipëri (nëpërmjet MBA Albania në qytetin e Durrësit), dhe është lider ne qepje te cilesise me te larte, te kemishave, pantallonave dhe kapeleve, duke u bazuar ne eksperiencen dhe profesionalizimin italian per prodhimin e veshjeve e uniformave civile e ushtarake. E çertifikuar në Humanfabric Inisiative dhe është Green Factory Mark.
Te gjitha shoqerite e cituara me lart jane shoqeri lider ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne, dhe absolutisht qe plotesonin te gjitha kriteret e kerkuara nga kjo procedure tenderimi.
Pavarësisht këtij fakti, me keqardhje vërejmë se është realizuar një fushatë shpifjesh shume e guximshme që kompani ndërkombëtare te ketyre niveleve te etiketohen si “fitues te paracaktuar”.
Për këtë qëllim, inkurajojmë organet e drejtësisë të hetojnë më tej në drejtim të faktit se cili ka qenë subjekti i cilësuar si “fitues i paracaktuar” dhe kujt i shërben kjo fushatë shpifjesh.
Ndryshe nga herët e tjera, çmimi i uniformave përfshin disa elemente te reja si: personalizimin, shpërndarjen dhe logjistiken, për secilin punonjës individual te Policise se Shtetit.
Uniformat janë individuale, pra për secilin punonjës te personalizuara sipas përmasave trupore po kaq individuale dhe u jepen ne dorezim secilit prej tyre ne gjithe territorin e RSH dhe regjistrohen ne nje baze te dhënash.
Në këtë forme realizimi shtetit nuk i ngelet asnje produkt stok, duke u eleminuar çdo dem qe me pare ishte evident.
Bazuar ne dokumentet e tenderit, rezulton se lista e cmimeve e shpallur fituese bazohet në vlerën me optimale te cmimit per njesi.
Një kapele zyrtarisht kushton vetem 2.800 leke, 15 here me pak, ose rreth 23 euro, dhe jo 350 euro sa aludohet ne menyre te ulet dhe me qellim dashakeq nga nje grup individesh te papergjegjshem dhe te keqperdorur.
Te gjitha këto shpifje dhe disinformime të një personi publik te papergjegjshem, jane bere me qellim denigrimin e D&E Sh.p.k., dhe timin personalisht.
Demi qe i eshte bere prej me se nje viti imazhit tim dhe partnereve ndërkombëtarë me të cilët unë kam bashkëpunuar dhe bashkepunoj prej shume vitesh, do te jete subjekt i nje procesi civil e penal, ku do te vihen para pergjegjesise te gjithe shkaktaret e ketij manipulimi publik, individet e keqperdorur per te bere deme qe dalin boterisht ne media me deklarata shpifese si dhe personat e tjere qe qendrojne mbrapa tyre.
Nga vitet 2013-2019, ne cilesine e sipermarresit kam kontribuar, ne afrimin e investitorëve te huaj, (partneret e D&E te siperpermendur), kjo ka ndikuar ne hapjen e me shume se 750 vendeve te reja pune, investime ne infrastrukture e teknologji, me pasoja ne rritje e ekonomisë se Republikës së Shqipërisë.
Per te permendur disa nga partneret e afruar nga bashkepunimi i D&E, po citoj Grassi Albania, e cila ka sjellë hapjen e 400 vendeve te reja pune ne Librazhd inaguruar ne vitin 2014, Lovers Albania e cila ushtron aktivitet ne Durrës dhe ka gjeneruar rreth 290 vende te reja pune, MBA Albania pjese e grupit Summerconf me aktivitet ne Durres dhe me nje kapacitet punesimi prej rreth 60 punonjesish, si dhe nenkotraktimin e disa shoqerive rajonale shqiptare. Të gjitha këto fakte janë bërë publike nëpërmjet kronikave televizive të kohës.
Ky reagim vjen i detyruar nga fushata 1-vjeçare e shpifjeve dhe hedhjes baltë në drejtim të subjektit D&E Sh.p.k. dhe 3 subjekteve ndërkombëtare. Sa më lart shpjeguam për qartësimin e opinionit publik, janë të vërteta të pamohueshme.
Nuk kam asnjë synim të hyj në debat me shpifësit dhe shtytësit e kësaj fushate denigruese.
Në kushtet kur kjo çështje është aktualisht duke u hetuar nga prokuroria, si një nga taksapaguesit më të rregullt të shtetit shqiptar, pres vijimin e hetimeve dhe inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe të identifikimit të cilido personi që ka shkelur ligjin.
Shpresoj që ky reagim të jetë dhe një shembull për Shoqatën e Fasonistëve (PEA Albania) për mbrojtjen në të ardhmen të të gjitha bizneseve shqiptare nga konkurrenca e padrejtë, me të cilën jo rrallë përballen fasonët shqiptarë në proceset e konkurrimit publik.
Me respekt,
Ismail Kadiu
administrator
D&E Sh.p.k.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
