Flash News

E-TJERA

Tension në seancë/ Ahmetaj merr fjalën, Alibeaj i afrohet në foltore: O çuna, o djema largohuni se s’do zihemi me grushte

Tension në seancë/ Ahmetaj merr fjalën, Alibeaj i afrohet në

Po shoqërohet me debate dhe tensione pjesa e tretë e seancës parlamentare.

PD ka kërkuar sërish ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me diskutimin për programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Kryeparlamentarja Nikolla ka kërkuar me vijimin e diskutimit dhe ka ftuar të flasë zv, kryeministrin Arben Ahmetaj.

Në momentin që Ahmetaj ka nisur të flasë, pranë foltores i është afruar nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj. 

Punonjës të gardës kanë shkuar menjëherë pranë foltores, deri sa fjalën e mori Alibeaj.

“O çuna, o djema largohuni se s’kemi për tu zënë me grushte”, është dëgjuar Ahmetaj duke iu drejtuar punonjësve të gardës.Pasi deputeti i PD ka bllokuar foltoren e Kuvendit, Nikolla ka ndërprerë seancën për 10 minuta. 

Të fundit