Flash News

E-TJERA

Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend

Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër

Kuvendi mban nesër seancën e radhës plenare, seancë e cila pritet të nisë që në fillim me tensione

Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i publikuar ditën e djeshme nga Komisioni i Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Debate parashikohen duke u nisur edhe nga reagimi i djeshëm i opozitës dhe mazhorancës pas publikimit të opinionit, ku secila pale e lexoi ndryshe duke pretenduar se kishin të drejtë.

Në lidhje me rendin e ditës, nesër do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës.

Pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, pikë e cila nuk u arrit të ezaurohej javën e shkuar.

Të fundit