Flash News

E-TJERA

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Meta mbledh Këshillin e
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot në orën 16:00. Mbledhja do të bëhet në kuadër të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nuk do të jenë të pranishëm pasi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbledhjen e OKB-së.

Ministria e Jashtme shqiptare ripërsëriti thirrjen drejtuar Rusisë të qëndrojë larg konfliktit dhe t’i japë zgjidhje në rrugë diplomatike.

Kujtojmë se tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë thelluar ndjeshëm. Disa vende mes tyre edhe Shqipëria, i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga vendi.

SHBA-të kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës më 16 shkurt. Nga ana tjetër, autoritetet ruse i kanë mohuar akuzat.

Të fundit