Flash News

E-TJERA

Tensionet në seancën e posaçme për ndryshimet në qeveri, kush hodhi ujë në drejtim të Ramës

Tensionet në seancën e posaçme për ndryshimet në

Mes debatesh dhe përplasjesh u zhvillua këtë pasdite seanca e jashtëzakonshme e thirrur në Kuvend lidhur me ndryshimet në qeveri.

Opozita bllokoi foltoren në shenjë proteste pas rrëzimit të kërkesës së paraqitur nga demokratët për një debat lidhur me ndryshimet në Qeveri.
Kërkesa në emër të PD-së u paraqit nga Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar, që kërkonte një debat 6 orësh lidhur me ndryshimet në Qeveri.

Ky i fundit u përjashtua nga seanca pasi iu drejtua me tone të ashpra Lindita Nikollës. Po ashtu, momente tensioni pati edhe më pas, ku deputetja e PD, Albana Vokshi shihet duke hedhur ujë në drejtim të kryeministrit.

Tensionet në seancën e posaçme për ndryshimet në

Siç duket edhe nga foto, Rama është lagur në pjesën e xhaketës dhe thotë pa mikrofonin e ndezur “uji është bereqet”.  

Të fundit