Flash News

E-TJERA

Tentoi të digjte veten/ Dalin detaje të reja për 40-vjeçarin, i pajisur me kartelë mjekësore

Tentoi të digjte veten/ Dalin detaje të reja për
Besim Grosha

Detaje të reja kanë dalë lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skënderbej', gjatë faljes së namazit. Besim Grosha, i cili tentoi të digjte veten, është me probleme mendore, sipas 'News 24'.

40-vjeçari është i pajisur me kartelë mjekësore nga spitali Nr.5. Pas arrestimit ai i është dorëzuar spitalit për trajtim mjekësor.

Grosha ishte lyer me benzinë dhe u fut mes besimtarëve me thirrjet se, "s'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë". Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët dhe më pas është shoqëruar nga efektivët e policisë.

 

Të fundit