Flash News

E-TJERA

Tentoi të kalonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, bie në pranga 34-vjeçari

Tentoi të kalonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve
Foto ilustruese

Një person ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm.

Policia e Korçës finalizoi operacionin "Perimetri", duke goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është P. L., 34 vjeç, banues në Fier.

Ai u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, duke transportuar me një mjet furgon emigrantët e paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Të fundit