Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste me granatë 3 persona në vitin 2009/ Kush ishte objektivi i atentatit me tritol mëngjesin e sotëm

Tentoi të vriste me granatë 3 persona në vitin 2009/ Kush ishte

Mikel Harizaj 42-vjeç dhe Serino Dume 26-vjeç, janë dy personat që mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga shpërthimi i lëndës plasëse në makinën me të cilën po lëviznin në kryeqytet.

Detaje të reja kanë dalë nga kjo ngjarje, ku Harizaj rezulton me precedentë penal. Ai ka qenë i arrestuar, pasi në prill të vitit 2009, tentoi të vrasë tre persona, duke u hedhur një granatë.

Ai tentoi t'i vriste pas një konflikti fizik, ku ishte i përfshirë edhe vëllai i tij, Agim Harizaj në një lokal në Selenicë të Vlorës. Nga shpërthimi i granatës që hodhi Harizaj, një person u plagos rëndë, ndërsa dy të tjerë patën dëmtime të lehta.

 

Të fundit