Flash News

E-TJERA

Tentuan të djegin banesën e një gruaje në Tiranë, pranga dy të rinjve

Tentuan të djegin banesën e një gruaje në Tiranë,

Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës.

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar, Alban Danga dhe Azemvllasi Elezi kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashtme të banesës së saj dhe e kishin djegur atë.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

Sekuestrohen veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve 34 vjeç, banues në Vorë, dhe 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./

 

Të fundit