Flash News

E-TJERA

Tentuan të kalonin kufirin me teste Covid-19 të falsifikuara, procedohen dy persona

Tentuan të kalonin kufirin me teste Covid-19 të falsifikuara,
Testet e falsifikuara

 Dy persona kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar të Covid-19. Policia bëri me dije se ata do të udhëtonin drejt Gjermanisë dhe Athinës.

Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç dhe P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave".

Policia po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Të fundit