Flash News

E-TJERA

Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Celibashi tregon nëse do të jenë në fletën e votimit

Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Celibashi tregon nëse do

Të paktën 5 kandidatë të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë njoftuar tërheqjen.

I pyetur nëse do të jenë në fletët e votimit, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, tha se në rast se tërhiqen nga gara emri i tyre do të mungojë dhe nuk do të përfshihen.

Përjashtim bëjnë, sipas Celibashit, vetëm kur tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit.

“Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi.

Të fundit